Milan triumfon ndaj Sampdorias

22:52 | 23 Gusht 2021

Milan e nis me fitore sezonin e ri, triumfon ndaj Sampdorias.

AC Milan ka shënuar fitore në udhëtim te Sampdoria, në kuadër të xhiros së parë në Seria A.

“Rossonerët” triumfuan me rezultat minimal 0 – 1.

Golin e vetëm e realizoi Brahim Diaz pas një asistimi nga David Calabria (9).

Milan në fakt dominoi në të gjitha aspektet, por që u mungoi vetëm goditja finale që t’i konkretizonin rastet.

Ndërkohë, Sampdoria provoi të krijonte mundësi shënimi përmes kundërzbritjeve, që u mungonte finalizimi.

Me këtë fitore, Milan renditët në pozitën e tetë me tre pikë, derisa Sampdoria qëndron në vendin e 16-të pa pikë.

Komento: