Milan vë në shënjestër këtë lojtar

19:24 | 14 Mars 2020

Milan po shprehet e gatshme të paguajë shërbimet e mbrojtësit të Celtic.

Kristoffer Ajer është lojtari që ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Milan.Agjenti i lojtarit ka bërë të ditur se klienti i tij do të largohet nga Glasgou në fund të këtij sezoni, kështu që ‘Rosoneri’ po interesohen ta kenë kartonin e tij.

21 vjeçari norvegjez ka kontratë me skuadrën e Celtic deri në vitin 2022, dhe është në Skoci që nga viti 2016.

Milan do të kërkojnë të terminojnë kontratën e tij me Celtic gjatë verës dhe ta transferojnë në ‘San Siro’.

Komento: