Milan vë në shënjestër yllin e Ajax

16:38 | 03 Korrik 2021

Milan synon transferimin e Tadic.

Klubi italian Milan ka shprehur interesim për sulmuesin e Ajax, Dusan Tadic.

Sipas ‘Sky Sport’, Milan ka shprehur interesim për transferimin e Tadic gjatë afatit kalimar të verës, transmeton lajmi.net.

Gjiganti italian është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm dhe duket se ja kanë vënë syrin yllit të Ajax.

32-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 51 paraqitje me fanellën e Ajax në të gjitha garat duke realizuar 22 gola dhe 26 asistime.

Serbi ka kontratë me klubin holandez deri në qershor të vitit 2023, por që mund të largohet gjatë kësaj vere.

Komento: