Milan vendos ta shes Paquetan, por ka dal një problem i madh!

12:47 | 15 Mars 2020

Mesfushori italian, Lucas Paqueta pritet të largohet nga Milan gjatë verës.

Paqueta nuk po gjen hapësirat e tij te skuadra ‘Rosoneri’ dhe sigurisht se do të jetë në listën e lojtarëve që duhet larguar gjatë merkatos së verës.

Por, këtu fillon problemi i ri i skuadrës italiane me lojtarin brazilian, që nuk përmbushi potencialin e tij.

“Tuttosport” raporton sot se 22 vjeçari po hap problem, pasi skuadra nuk po arrin të gjej blerës për të.

Ai i kushtoi skuadrës së tij 39 milionë euro në janarin e 2019-ës, me bonuset që pastaj rritën shifrën në 45 milionë.

Milan tashmë po kërkon blerës për mesfushorin. Destinacioni më i mundshëm është PSG, që janë gati të paguajnë 25 milionë euro për të.

Komento: