Milan vendos t’i largojë këta 5 lojtarë gjatë verës

13:01 | 27 Mars 2020

Pesë lojtarë pritet të largohen këtë verë nga Milan.

Procesi i pastrimit të niveleve të kontratave të këqija filloi në janar dhe do të vazhdojë deri në verë. Il Corriere dello Sport raporton se kostoja totale e faturës së pagave është 110 milionë bruto për sezonin 2019-20.

Përfshihen edhe kostot e dy trajnerëve (Marco Giampaolo dhe Stefano Pioli) dhe stafit të tyre përkatës.

Gazeta beson se Milani do të heqë qafe lojtarët me pagën më të lartë. Si rezultat, kontrata e Zlatan Ibrahimoviç nuk do të përtërihet, dhe suedezi do të fitojë rreth 3 milionë euro neto për kontratën e tij gjashtë mujore, dhe për ta zgjatur atë do të ishte 6 milionë euro për sezonin e plotë 2020-21.

Nuk do të ketë rinovim as për Lucas Biglia i cili ka një pagë neto prej 3.5 milion euro, ndërsa Giacomo Bonaventura gjithashtu nuk do të marrë një zgjatje pasi ai nuk është më pjesë e planeve të klubit, që është një kursim i mëtejshëm prej 2 milion euro.

Gianluigi Donnarumma duket se do të largohet pasi fiton 6 milionë euro neto në vit me një marrëveshje deri në vitin 2021, dhe agjenti i tij Mino Raiola nuk beson në projektin e Milanit dhe vetëm do të negociojë për një pagë më të lartë se ajo aktuale, të cilën klubi nuk pritet ta ofrojnë.

Kursimet e mëtejshme të pagave do të vijnë kur Jezus Suso (3 milion euro neto në vit) të kryejë një lëvizje të përhershme në Sevilla, ku ai është me hua deri në vitin 2021.

Në rast të kualifikimit për në Champions League këtë sezon, transferimi i tij në Andaluzi do të bëhet i detyrueshëm në 21 milionë euro. /ORAinfo/

Komento: