Milan vjen me transferim të “çmendur” nga Franca – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan vjen me transferim të “çmendur” nga Franca

19:29 | 25 Dhjetor 2019

Milani, duan ta transferojnë mesfushorin e Marsejës, Morgan Sanson në afatin e janarit.

Kuqezinjtë përfundimisht firmosën Ismael Bennacer dhe Rade Krunic për të forcuar mesfushën këtë verë, por Sanson ishte një nga emrat me të përfolur këtë kohë, përcjell ORAinfo.

Le10sport deklaroi në gusht se Milani së bashku me rivalët e Serie A, Napoli ishin të interesuar për 25-vjeçarin.

Sanson është shfaqur edhe një herë si një objektiv i mundshëm i tregut për Diavolo, pasi ata kërkojnë të forcojnë një mesfushë që ka dështuar këtë sezon.

Sanson ka bërë 18 paraqitje të Ligue 1 për Marsejë deri më tani këtë sezon, duke regjistruar tre gola dhe dy asistime në proces./ORAinfo/

Komento: