Milan vjen me transferim të madh nga Roma

21:00 | 19 Janar 2020

Milani, mbetet i interesuar për një transferim për anësorin e Romës, Cengiz Under dhe duket se ka ndihmën e agjentit të tij.

Eksperti për mercato Vito Angele zbuloi të enjten se Milani janë të interesuar për Under megjithë vlerësimin e tij të lartë, aq shumë sa që kuqezinjtë mund të bëjnë një ofertë për Turkun në orët e ardhshme, përcjell ORAinfo.

Gianluca Di Marzio, i ofroi përshtypjen e tij të premten duke pretenduar se Milani po vazhdon ndjekjen e tyre, dhe se agjenti i ndërkombëtarëve të Turqisë – Ramadani ishte në Milano./ORAinfo/

Komento: