Milan zbulon dy blerjet e mëdha

16:22 | 04 Gusht 2021

Gati gjithçka: Milan zbulon dy blerjet e mëdha.

Ditë vendimtare sa i përket merkatos së skuadrës së Milanit.

Dy goditje të mëdha janë shumë pranë të ndodhin për skuadrën e Rossonerëve, blerje për të cilat është punuar me muaj me rradhë.

Emri i parë është ai i Hakim Ziyech të Chelseas i cili pritet të largohet nga Londra për të zbarkuar në San Siro gjatë javëve të ardhshme për shkak të formës së dobët të treguar në Stamford Bridge.

Ndërkohë që këto ditë pritet të mbahet edhe një mbledhje për Josip Ilicic i cili pritet gjithashtu ti bashkohet kuqezinjëve për sezonin e ri.

Këto lajme i deklaroi Sandro Sabatini për Calciomercato.

Komento: