Milan – Ziyech, kjo pritet të ndodh në ditët e fundit të afatit të verës

17:27 | 23 Gusht 2021

Milani do të tentoj në ditët e fundit transferimin e Ziyech

Hakim Ziyech vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Milanit.

Rossonerët kanë mbetur pa turkun Hakan Calhanoglu që iu bashkua Interit dhe janë duke kërkuar një zëvendësues të tij.

Emri i mesfushorit ofensivë maroken, është më i nxehti në taborin e Rossonerëve që ende shpresojnë në nënshkrimin e tij.

Sipas asaj qëka raportuar Gazzetta dello Sport, Ziyech është në listën e Rossonerëve dhe Paolo Maldini do të bëjë një ofensivë për ta marrë atë në ditët e fundit të afatit kalimtar.

27-vjeçari ka bërë ndeshje të mira në ndeshjet parasezonale, por ai nuk e ka të garantuar vendin në formacionin bazë te Chelsea.

Gjiganti italian synon që ta marrë në huazim lojtarin me të drejtë blerje për 35 milionë euro.

Gjithsesi në listën e dëshirave të Milan, përveç Ziyech mbetet edhe Bernardo Silva i Manchester Cityt.

Komento: