Milani afër transferimit të super lojtarit

21:30 | 10 Janar 2021

Milani afër transferimit të Soualiho Meite.

Milani është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Soualiho Meite nga Torino.

Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, Rossonerët janë shumë afër të mbyllin marrëveshjen me rivalin nga Serie A për mesfushorin.

Meite ka kohë që vëzhgohet nga Milani dhe lojtari i ka bindur ata për ta transferuar në janar.

Mediumi italian bën të ditur se Rossonerët e duan mesfushorin në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të edicionit.

Torino ende është duke e shqyrtuar ofertën e tyre, mirëpo gjërat janë duke shkuar në rrugën e duhur për Milanin.

Meite po ashtu ka pranuar që të transferohet në San Siro, por fillimisht duhet të arrihet marrëveshja mes dy skuadrave.

Komento: