Milani bën gati ofertën ‘marramendëse’ për yllin e Tottenhamit

21:25 | 14 Janar 2020

Skuadra e Milanit po bëhet gati për një transferim të ri.

Milan po përgatitet për një transferim të madh në merkaton e janarit.

‘Rosoneri’ po bëjnë gati ofertën për të nisur drejt Tottenham Hotspur, për shërbimet e Serge Aurier.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka dështuar që të bind skuadrën angleze me paraqitjet e tij, duke bërë që të lindin pakënaqësi.

Ai mund të largohet nga Tottenham, dhe për lojtarin interesim ka ardhur nga Serie A.

Mbetet të shihet nëse Milan do të arrijë të marrë nënshkrimin e lojtarit të Spurs.

Komento: