Milani bën ofertë për lojtarin e Manchester United, por i del një problem

10:16 | 29 Shtator 2020

AC Milan ende nuk e ka mbyllur kulen për transferimin e lojtarëve në afatin e verës.

Sky sport Italia raporton se Milan ka bërë një ofertë për mbrojtësin e djathtë të Manchester United, Diogo Dalot, përcjell ORAinfo.

Milani është në kërkim të nj mbrojtësi të djathtë duke pasur parasysh problemet që Davide Calabria dhe Andrea Conti kishin në atë pjesë të fushës.

Milan kohë me parë kishte tentaur transferimin e Max Aarons nga Norëich City dhe Serge Aurier nga Tottenham, por pa sukses.

E tani Sky Italia raporton se Milani ka një ofertë për Diogo Dalot të Manchester United në bazë të një huazimi me mundësi blerjeje.

Megjithatë, klubi i Premier League dëshiron vetëm shitjen e lojtarit e jo huazimin e tij.

Mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë një marrëveshje në ditët në vazhdim. /ORAinfo/

Komento: