Milani do t’i hakmerret Interit për Calhanoglun, po ja transferon super lojtarin

10:08 | 11 Tetor 2021

AC Milan, është e interesuar të nënshkruajë me mesfushorin, Marcelo Brozovic në një transferim falas nga Interi.

Sipas lajmeve të fundit nga Calciomercato, kontrata e Brozovic përfundon në qershor 2022 dhe situata e tij ka tërhequr një vëmendje nga Milani, të cilët e dinë se ata mund të humbasin Franck Kessié në një transferim falas.

Kessie mund të hidhet në treg qysh në janar për të shmangur humbjen e tij falas siç ndodhi me Calhanoglu dhe Donnarumma, dhe PSG është e interesuar.

Deri më tani nuk ka pasur lëvizje konkrete të bëra nga Milani për mesfushorin kroat, dhe gjatë javës do të ketë një takim midis drejtuesve të Interit dhe babait të futbollistit me shoqëruesit e tij.

Ata janë të gatshëm të kërkojnë një rritje pagash në krahasim me pagën aktuale prej 3.5 milionë euro neto në vit në rreth 5 milionë euro, ndërsa Rossonerët vëzhgojnë situatën nga distanca tani për tani.

Komento: