Milani e do me çdo kusht sulmuesin e Atalantës

10:47 | 27 Dhjetor 2021

Milani e do edhe sulmuesin e Atalantës

Drejtuesit e Milanit janë fokusuar te gjetja e një qendërmbrojtësi në merkaton e janarit. Simon Kjaer ka mbyllur sezonin për shkak dëmtimi dhe Stefano Pioli pret përforcim në prapavijë.

Në “pole position” mbetet Sven Botman i Lille, me kampionët e Francës që kërkojnë 25-30 milionë euro për shërbimet e 21-vjeçarit holandez. Por jo vetëm në mbrojtje.

Kuqezinjtë po kërkojnë edhe një lojtar ofensiv që mund të mbulojë disa pozicione në këtë repart. Në skenë ka dalë një dëshirë e vjetër si Luis Muriel, të cilin Milani e tentoi edhe dy vite më parë.

Atalanta siguroi shërbimet e Jeremie Boga nga Sassuolo për 22 milionë euro. Ardhja e francezit do të thotë më pak minuta aktivizim për Muriel, i cili ka shënuar vetëm një gol në 14 ndeshje këtë sezon në Serie A.

30-vjeçari kolumbian tundohet nga ideja për të luajtur në “San Siro”, por Atalanta nuk dëshiron të forcojë një rival direkt në Itali dhe Milani ka detyrë të bindë drejtuesit zikaltër.

Komento: