Milani humbet lojtarin kryesor, dëmtohet në stërvitje

14:31 | 20 Tetor 2020

Milani humbet Calhanoglu! Turku dëmtohet në stërvitje.

Hakan Calhanoglu nuk do të luajë ndaj Celtic në Europa League dhe duhet të kuptohet nëse do të jetë e vetmja ndeshje që do të jetë jashtë fushës.

Sipas asaj që ka raportuar Manuele Baioçhini i “Sky Sport”, fantazisti turk është detyruar të braktisë sot stërvitjen në Milanello me paterica për një ndrydhje të mundshme të kaviljes që duhet të vlerësohet me kontrolle të reja.

Duhet kuptuar entiteti i dëmtimit dhe se sa kohë do të duhet të rikuperojë, por sipas “Sky” mungesa e tij në Europa League ndaj Celtic është thuajse e sigurtë.

Një lajm vërtet i keq ky për trajnerin Pioli i cili numrin “10” e ka pjesë të rëndësishme të skuadrës dhe ai futbollist i aftë që të bëjë dy fazat e lojës, pra unaza lidhëse mes sulmit dhe mesfushës.

Alternativa për ta zëvendësuar pritet të jetë Brahim Diaz, që në atë rol është ideali.

Komento: