Milani i etur për transferimin e yllit nga Bolonja

11:10 | 28 Prill 2021

AC Milan është i interesuar të sigurojë një anësor të djathtë. E synim i kuq e zinjve është Riccardo Orsolini i Bolonjës.

Mirëpo për të ndodhur kjo, Milan fillimisht duhet ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Sipas një raporti nga La Repubblica, Rossonerët ende po monitorojnë me kujdes profilin e Riccardo Orsolini, përcjell ORAinfo.

Lojtari duket se është më i afërti largimit nga Bolonja në fund të sezonit sepse ata tashmë kanë një zëvendësues në radhët e tyre në Andreas Skov Olsen.

Ndërkohë, në Milano ata janë të vetëdijshëm se ndërsa Alexis Saelemaekers vazhdon të bëjë përshtypje, Samu Castillejo vazhdon të duket jashtë vendit dhe tani duket i rënë në paraqitjet jashtë pankinës në fazat e mbylljes së ndeshjeve. /ORAinfo/

Komento: