Milani interesohet për ‘Messin e Gjeorgjisë’

18:03 | 04 Maj 2021

AC Milan nuk ka hequr dorë për transferimin e anësorit të Rubin Kazan, Khvicha Kvaratskhelia këtë verë.

Javën e kaluar, Il Messaggero raportoi se Bayern Munich, Milan dhe Juventus janë të interesuar të nënshkruajnë 20-vjeçarin, duke shtuar se këta të fundit kanë rënë dakord për një marrëveshje në parim, përcjell ORAinfo.

Kurse, Soccer. ru raporton se Milan, Inter, Napoli, Atalanta, Borussia Dortmund, Bayern Munchen, Ajax, Monaco, Leeds dhe Juventus të gjithë dëshirojnë ta marrin në ekpin e tyre talentin, i cili tani ka fituar nofkën e ‘Messit të Gjeorgjisë’.

Ndërkohë, drejtori sportiv Rubin Oleg Yarovinsky tashmë ka deklaruar çmimin që do të duhej për të nënshkruar me të riun në afatin e ardhshëm të transferimeve.

“Çmimi ynë për Khvicha është 30 milionë euro,” citohet të thotë Yarovinsky.
Pavarësisht moshës së tij të re, Kvaratskhelia ka bërë përshtypje këtë vit pasi ka grumbulluar katër gola dhe tetë asistime dhe i pëlqen të prerë nga krahu i majtë në këmbën e tij të djathtë. /ORAinfo/

Komento: