Milani jep yllin e madh plus para për ‘Pogban e ri’

12:41 | 17 Maj 2020

Milani e ofron një lojtar plus 15 milionë euro për talentin portugez.

Milani është duke menduar për afatin kalimtar të verës edhe në këtë kohë pandemie dhe sigurisht që kanë nisur bisedimet e para me klube të caktuara.

Mes tyre, sipas asaj që ka mësuar “A Bola” në Portugali që cilësohet si ‘Pogba i ri’, vazhdon të jetë në shënjestër talenti i Benficas, Florentino, vetëm 20 vjeç.

Vlera e kartonit të tij është thuajse 50 mln euro, ndaj për të arritur te futbollisti, drejtuesit kuqezi janë gati të ofrojnë kartonin e Paqueta dhe disa para (rreth 10-15 mln euro).

Një kanal që është hapur së fundmi dhe nga ku priten zhvillime.

Komento: