Milani konfirmon listën me lojtarët e regjistruar për ndeshjen e Ligës së Evropës

16:06 | 15 Shtator 2020

Lista me lojtarët e regjistruar për ndeshjen e Ligës së Evropës është konfirmuar nga Milani.

Për këtë takim kualifikues janë ftuar edhe blerjet e reja, si Sandro Tonali, Brahim Diaz dhe Ciprian Tatarusanu.

Milani do të udhëtojë drejt Irlandës për t’u përballur me Rovers gjatë kësaj jave, në ndeshjen e rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Evropës.

Skuadra e Milanit për Ligën e Evropës:

Portierë: Tatarusanu, A. Donnarumma, G. Donnarumma

Mbrojtës: Calabria, Romagnoli, Conti, Theo Hernandez, Musacchio, Kjaer, Duarte, Gabbia, Kalulu, Stanga, Laxalt, Oddi

Mesfushorë: Bennacer, Castillejo, Tonali, Calhanoglu, Brahim Diaz, Krunic, Paqueta, Saelemaekers, Kessie, Mionic, Olzer, Capone, Frigerio, Brambilla

Sulmues: Ibrahimovic, Rebic, Leao, Maldini, Colombo, Tonin.

Komento: