Milani me kontratë të re për dyshën fantastike

19:53 | 02 Gusht 2020

Me të përfunduar sezoni në Serie A, skuadra e Milanit, është duke kërkuar të mbajë në skuadër disa prej lojtarëve kryesor.

Sipas mediave italiane krerët e klubit “kuqezi” do të nisin bisedimet me sulmuesin Zlatan Ibrahimoviq, për t’i vazhduar kontratën e cila i skadon në fund të këtij muaji.

Klubi thuhet se dëshiron ta mbaj me çdo kusht sulmuesin që ka lënë të hapur mundësin për të vazhduar qëndrimin në San Siro. Ibrahimoviq ishte një ndër lojtarët kryesor te Milani, që prej transferimit gjatë janarit.

Në 18 ndeshje në Serie A, sulmuesi suedez arriti të shënoi 10 gola duke e thyer kështu edhe rekordin e vendosur nga Silvio Piola para 60 vjetësh. Në moshën 38-vjeçare ai arriti të shënojë 10 gola në Serie A me Milanin.

Përveç Ibrahimoviqit, kontratë të re pritet t’i ofrohet edhe portierit Gianluigi Donnarumma. Portieri italian ka kontratë me Milanin deri në vitin 2021.

Komento: