Skuadra e Milanit ka shpërblyer yllin e madh.
Milan po përgatitet t’i ofrojë një kontratë të re mesfushorit Giacomo Bonaventura.
Mesfushori italian, Giocomo Bonaventura, mund ta zgjasë qëndrimin te Milan, pasi do t’i ofrohet një kontratë e re, gjithnjë sipas ‘Calciomercatos’.
Marrëveshja ekzistuese e 30 vjerçarit me Milanin skadon në fund të sezonit të ardhshëm, por është trajneri Marco Giampaolo, që dëshiron qëndrimin e lojtarit.
Bonaventura ende nuk ka regjistruar paraqitje për Milanin në sezonin 2019/2020.
30 vjeçari, te Milan është transferuar në vitin 2016, nga skuadra e Atalantës.