Milani në duelin vendimtar ndaj Liverpoolit, publikohen formacionet zyrtare

20:05 | 07 Dhjetor 2021

Milani është nikoqir i Liverpoolit në San Siro në ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Rossonerët mbajnë vendin e tretë në Grupin B me një pikë më pak se Porto që ndodhet në vendin e dytë kualifikues për fazën tjetër.

Skuadra italiane duhet ta mposhtë ekipin e anglez dhe të shpresojë në barazimin ose humbjen e skuadrës portugeze.

Liverpooli e ka siguruar pjesëmarrjen në të tetën e finales nga pozita e parë në këtë grup.

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Stefano Pioli dhe Jurgen Klopp.

Formacioni startues i Milanit: Maignan; Kalulu, Romagnoli, Tomori, Theo Hernández; Kessie, Tonali; Messias, Krunic, Brahim Díaz; Ibrahimovic

Liverpool:

Komento: