Milani në luftë me Livepoolin për yllin brazilian

19:48 | 24 Nëntor 2021

Pas Liverpoolit edhe skuadra e Milanit është futur në garë për transferimin e sulmuesit të krahut, brazilianit Raphinha.

Bëhet e ditur se Raphinha pritet të largohet nga Leeds Unitedi në janar dhe ekipi nga Serie A, është i gatshëm të bëjë ofertë për shërbimet e tij.

24-vjeçari ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 30 milionë euro.

Ai vitin e shkuar iu bashkua ekipit anglez nga Rennesi dhe këtë sezon ka shënuar pesë gola në dhjetë paraqitje në Premier League.

Raphinha gjithashtu, muajin e shkuar debutoi me Përfaqësuesen e Brazilit dhe deri më tani, ka shënuar dy gola në pesë ndeshje.

Komento: