Milani nesër do të nënshkruajë me lojtarin e madh?

11:50 | 20 Gusht 2020

Milan po mbyllet më në fund duke siguruar rinovimin e Zlatan Ibrahimovic dhe duhet të jetë në gjendje ta njoftojë atë gjatë fundjavës.

Sipas Daniele Longo nga Calciomercato com, llogaritja ka filluar dhe Ibrahimoviç po shkon drejt rinovimit të marrëveshjes së tij në Milano për një vit tjetër dhe vendimi munde të publikohet nesër, përcjell ORAinfo.

Milani e ka bërë të qartë se ata nuk kanë ndërmend të shkojnë përtej 6 milionë euro (pjesë fikse plus shpërblime) që ata kanë ofruar, por Longo shton se një përpjekje e vonë e Neëcastle United për të bindur suedezin ka dështuar.

Kështu që , Ibrahimovic do të pajtohet me pagën e ofruar nga Milani. /ORAinfo/

Komento: