Milani po mendon zëvendësuesin e Theo Hernandez, këta janë emrat

19:04 | 20 Gusht 2020

AC Milani pasditen e se mërkurës ka zyrtarizuar lamtumirën me Ricardo Rodriguez.

Futbollisti zviceran ka shkuar përfundimisht te Torino dhe pothuajse ka të sigurtë edhe ikjen e Laxalt, ndersa kuqezinjtë po shqyrtojnë merkaton në kërkim të një zëvendësi për Theo Hernandez.

Theo Hernandez do të jetë titullari i padiskutueshëm, por nevojitet një i ri që nuk ka probleme të rrijë në stol dhe që mund të rritet “pas shpinës” së ish lojtarit të Real Madrid.

Sipas raportimeve të Sky Sport, Milani mund të jetë kthyer në gjurmët e Matias Vina, për ta afruar në klubin kuqezi që në janar, dhe që aktualisht luan me Palmieras.

Në bllokun e drejtuesve është edhe Iago, brazilian i vitit ‘97, i Augusta.

Komento: