Milani po synon transferimin e ‘Theo Hernandezit’ të ri, ai është në pronësi të Barcelonës

19:00 | 13 Korrik 2020

AC Milan është hedhur në aksion për transferimin e të riut nga Barcelona, brazilianit Emerson.

Milani po kërkon ‘The Theo Hernandezin’ e ri, për të zëvendësuar largimin e mundshëm të Andrea Conti dhe Davide Calabria.

Emerson Aparecido Leare de Souza Júnior – i njohur më shumë si Emerson Royale – është përfolur si një prej emrave të mundhsmë për tu transferuar në Milan, përcjell ORAinfo.

Lojtari brazilian është në hua në Real Betis deri në qershor 2021, megjithëse Barcelona menjëherë mund ta rikthejë atë dhe do të mbledhë 50% të rishitjes së ardhshme.

Kjo është pikërisht arsyeja pse agjensia e lojtarit Promoesport i ka ofruar klientit të tyre Milanin.

Vlera e lojtarit sillet rreth 20 deri 25 milionë euro, mirëpo për Milanin padyshim që gjithçka do të varet nga menaxhmenti i ri dhe përparimi i mundshëm i Ralf Rangnick. /ORAinfo/

Komento: