Milani zbulon zëvëndësuesin e Donnarumma

22:01 | 03 Prill 2020

Milani e ka zbuluar zëvëndësuesin e Donnarumma.

Donnarumma me shumë gjasë është në fundin e aventurës së tij me skuadrën e Milan.

Portieri italian, falë paraqitjeve spektakolare të tijat, ka tërhequr vëmendje të madhe nga gjigantët e Evropës.

Kontrata e Gigio skadon në vitin 2021, kështu që Milan ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij.

‘Calciomercato’ shkruan se portieri i Napoli, Alex Meret, është një nga favoritët për t’u transferuar në ‘San Siro’.

Por, përveç Meret, përmenden edhe dy emra të tjerë. Bëhet fjalë për anëtarin e Udinese, Juan Musso si dhe anëtarin e Sporting Lisbon, Luis Maximiano.

Mbetet të shihet nëse Milan do të arrijë marrëveshje me ndonjërin nga tre portierët.

Komento: