Ardhja e Mourinhos, Milan do transferojë yllin e Serie A shkaku i tij.
Jose Mourinho tek Roma do të ndryshojë shumë gjëra në merkaton e kësaj vere.
Tashmë Andrea Belotti nuk është një objektiv për Giallorossët gjë që lë vetëm një skuadër në garë për të, Milanin.
Me ardhjen e tij në kryeqytetin italian do të thotë që edhe Edin Dzeko do të qëndrojë për shkak se marrëdhëniet e tij të këqija me ish trajnerin Paulo Fonseca ishin shkak për dëshirën për tu larguar.
Milan tashmë ka mundësinë e artë duke marrë parasysh faktin që vetë Belotti ka deklaruar që kërkon një skuadër për të garuar në kompeticionet europiane, kusht ky që deri më tani Milan është duke e përmbushur.