Milanit i del problem i madh me Ballo-Touren

20:44 | 25 Gusht 2023

Ballo-Toure shndërrohet në problem të Milanit

Te Milani raportohet se po bëhen gjithnjë e më të frustruar me Fode Ballo-Toure, pasi ai tani ka refuzuar një lëvizje te Werder Bremeni.

Senegalezi nuk bën pjesë në planet e Stefano Piolit, andaj klubi italian kërkojë blerës për të këtë verë.

Ka pasur negociata të avancuara për një transferim tij në Fulham, Bologna dhe Werder Bremen, por që të tri opsionet kanë dështuar.

“Calciomercato” ka raportuar këtë të premte se Ballo-Toure dhe përfaqësuesit e tij kanë refuzuar kalimin në Gjermani.

26-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Milanin deri në verën e vitit 2025.

Sezonin e kaluar, Ballo-Toure u aktivizua vetëm në 14 ndeshje (Serie A dhe Ligën e Kampionëve), teksa shënoi një gol.

Komento: