Milanit po i dështon transferimi i madh nga Barcelona

19:51 | 07 Janar 2020

Milan po humbet durimin në çështjen e transferimit të Todibos.

Mbrojtësi francez i Barcelonës, Jean Clair Todibo, tash e disa ditë po lidhet me një transferim të mundshëm te Milan.

Më herët është raportuar se Milan është pajtuar me Barcelonën për huazimin e lojtarit, por vendimi qëndron në duart e mbrojtësit. Megjithatë, duket se çështja nuk qëndron kështu.

Lojtari së fundmi është përfshirë në listën e skuadrës së Barcelonës për Superkupën e Spanjës, duke vënë akoma më shumë në pikëpyetje transferimin e tij.

Mediet italiane së fundmi shkruajnë se Milan po humb durimin rreth këtij transferimi, dhe gjithçka mund të prishet, transmeton lajmi.

Problemi kryesorë në marrëveshjen për Todibo duket të jetë në klauzolën ku Barcelona kërkon përfshirjen e mundësisë për blerjen mbrapsht të lojtarit.

Mbetet të shihet nëse do të finalizohet ndonjë marrëveshje për huazimin e francezit në ‘San Siro’.

Komento: