Miliarderi i njohur po e blen Milanin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Miliarderi i njohur po e blen Milanin

13:58 | 24 Dhjetor 2019

Heshtja aktuale nga Bernard Arnault dhe përfaqësuesit e tij po ushqen thashethemet se marrja në dorë e Milanit mund të jetë në planet e tyre.

Avokati Antonello Martinez pretendoi të Dielën se ai ka një kopje të një dokumenti që dëshmon se pronari i Louis Vuitton ,Bernard Arnault dëshiron të blejë Milanin, përcjell ORAinfo.

Pastaj, il Sole 24 Ore raportoi të hënën shfaqjet e ekipit në fushë – veçanërisht humbja 5-0 kundër Atalanta -mund të nënkuptojë që Elliott të ulë pretendimet e tyre dhe të shpëtojë nga një “pasuri” që po bëhet një barrë.

Ata deklaruan se Arnault është me të vërtetë i interesuar për blerjen e klubit, por se oferta e tij prej 900-950 milion € është nën çmimin e kërkuar prej Elliott prej 1.2bn € dhe se bisedimet janë në pritje deri sa të zgjidhet situata e San Siro-s.

Sipas La Repubblica heshtja zyrtare e miliarderit francez po shërben vetëm për të ushqyer thashethemet edhe më shumë për një blerje të mundshme./ORAinfo/

Komento: