Miliona dollarë shitet piktura e cila përshkroi infermierët si superheronj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Miliona dollarë shitet piktura e cila përshkroi infermierët si superheronj

20:44 | 24 Mars 2021

Me çmim marramendës është shitur një pikturë.

Një pikturë nga artisti i rrugës, Banksy që nderon punonjësit e kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar ka vendosur një rekord të ri për artistin, duke u shitur për 16.7 milion £ ose 23.1 milion dollarë në Christie’s në Londër.

“Game Changer”, të cilën artisti enigmatik i dhuroi Spitalit Universitar Southampton (UHS) në maj të vitit 2020 gjatë valës së parë të pandemisë, përshkruan një fëmijë të vogël duke luajtur me një infermiere lodër të Kryqit të Kuq të veshur me një pelerinë dhe maskë fytyre. Në një shportë aty pranë, figurinat e Batman dhe Spiderman qëndronin të harruara.

Sipas CNN, të ardhurat do t’i dhurohen Spitalit Universitar Southampton, si dhe organizatave shëndetësore dhe organizatave bamirëse në të gjithë vendin, sipas shtëpisë së ankandit.

Deri tani, “Game Changer” ishte parë vetëm në spital. Kur Banksy dhuroi veprën, ai përfshiu një shënim që lexonte: “Faleminderit për gjithçka që po bëni. Shpresoj që kjo ta ndriçojë pak vendin, edhe pse është bardh e zi”.

Christie’s e ka përshkruar veprën si kapjen e “vlerave të thjeshta, universale që kanë dalë në pah gjatë pandemisë – familja, shtëpia dhe koha e kaluar me të dashurit”

Komento: