Milot Rashcia po bëhet me ekip të ri, Werder jep lajmin e fundit

14:12 | 14 Maj 2020

Werderi e konfirmon interesimin e klubeve të mëdha për Milot Rashicën.

Drejtori sportiv, Frank Baumann megjithatë shpreson që ylli kosovar të qëndrojë në klubin aktual, përkundër ofertave që i ka

Milot Rashica është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane.

Ylli kosovar i bëri dy sezone impresionuese me Werder Bremenin dhe kjo ka bërë që ai t’iu bie në sy klubeve të mëdha.

Drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann e ka konfirmuar interesimin e klubeve për përfaqësuesin kosovar.

“Rashicën e duan disa klube të njohura. Por, të shohim se çka do të ndodhë më pas”, ka konfirmuar si për “Sky Sport”.

Megjithatë, Baumann nuk beson se 23 vjeçari do të lëvizë këtë verë nga klubi aktual.

Shkaku i krizës së shkaktuar nga pandemia koronavirus, Bremeni shpreson ta mbajë lojtarin së paku edhe një vit në ekip.

“Miloti mund të zhvillohet këtu dhe është një lojtar mjaft i mirë në Bundesligë. Është e qartë se hapi i radhës për të do të arrijë dikur, por kjo nuk do të ndodhë këtë vit”, vazhdoi ai.

Mediat e huaja shkruajnë se Rashicën në Gjermani e duan Leipzigu e Borussia Dortmundi.

Në Angli, futbollistin ofanziv e pëlqejnë Liverpooli, Aston Villa e West Hami.

Kurse, në Itali pëlqehet nga Lazio e Napoli.

Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.

Mirëpo, ai planifikon ta bëjë hapin e radhës gjatë kësaj vere.

Kartoni i ish-futbollistit të Vitesses vlerësohet 38 milionë euro.

Por, ai mund të përgjysmohet nëse Werderi bie nga Bundesliga.

Komento: