Milot Rashica mbetët në Werder

14:27 | 28 Janar 2021

Rashica mbetët në Werder.

Milot Rashica do të mbetët deri në fund të sezonit në Werder Bremen.

Ylli i Kombëtares së Kosovës në futboll ishte afër largimit nga Bremeni, por dështoi në fund. Ai ishte në bisedë me Aston Villan, por ishte afër marrëveshjes me Bayer Leverkusenin, shkruan IndeksOnline.

Sipas drejtorit sportiv, Frank Baumann, Rashica pritet të qëndrojë te Werderi edhe gjatë afatit të janarit.

“Milot Rashica është lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Nëse vjen ndonjë ofertë e përshtatshme, ne do ta shqyrtojmë. Nëse jo, ai qëndron këtu”, ka thënë Baumanni.

Kjo lë të kuptohet se Rashica do të mbetet në këtë klub deri në fund të këtij sezoni. Kujtojmë se afati i janarit përfundon, më 1 shkurt.

Komento: