Milot Rashica nuk do të mund t’i ndihmojë Werderit kundër Wolsburgut

13:43 | 06 Qershor 2020

Rashica mund të humbas ndeshjen kundër Wolfsburg.

Milot Rashica ende nuk është i konfirmuar i gatshëm për ndeshjen Werder Bremen – Wolfsburg.

Të dielën, me fillim nga ora 15:30, Werder Bremen në shtëpi pret Wolfsburgun, për të zhvilluar një ndeshje shumë të rëndësishme, në betejën e tyre për mbijetesë.

Werder Bremen, do t’i duhet që në këtë ndeshje të mos llogaritë në shërbimet e Milot Rashicës.

Është trajneri Florian Kohfeldt, që në konferencën e fundit për shtyp, ka pranuar se ende nuk dihet nëse Rashica do të paraqitet.

“Rashica do të stërvitet sot. Nuk mund të jap një përgjigja definitive për të”, ka deklaruar Kohfeldt,në pyetjen nëse Rashica është i gatshëm për ndeshje, përcjell lajmi.net.

Anësori i Kosovës u paraqit vetëm në 30 minutat e fundit të pjesës së dytë në ndeshjen e kaluar ku Werder u mund 0-3 nga Eintracht Frankfurt.

Komento: