Ministri Bytyqi: Faleminderit përjetësisht ShBA-ve dhe NATO-s – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ministri Bytyqi: Faleminderit përjetësisht ShBA-ve dhe NATO-s

17:08 | 12 Qershor 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka kujtuar 20 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

“Miqtë e mëdhenj të ditëve të vështira për Kosovën, presidenti Clinton, sekretarja Albright dhe gjenerali Clark, sot qëndruan mes nesh, për të festuar bashkë me ne 20 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Kjo ditë shënon fillimin e një epoke të re për vendin tonë, shënon ditën e parë të lirisë.

Faleminderit përjetësisht ShBA-ve, NATO-s dhe të gjitha shteteve që u rreshtuan në luftën e drejtë të UÇK-së dhe popullit
të Kosovës!

Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve që ia falën jetën lirisë!”, ka shkruaer Bytyqi. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!