Ministri Bytyqi premton përmisimin e infrastrukturës shkollore në Kamenicë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ministri Bytyqi premton përmisimin e infrastrukturës shkollore në Kamenicë

17:22 | 16 Maj 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka pritur sot në një takim kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, me të cilin ka biseduar për angazhimet e përbashkëta për një arsim më cilësor.

Gjatë këtij takimi, Bytyqi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunën e Kamenicës dhe me të gjitha komunat, me qëllim që të kemi një arsim cilësor kudo në Kosovë, përcjell ORAinfo.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të ministrit Bytyqi

Me kënaqësi prita sot në takim kryetarin e Komunës së Kamenicës, z. Qëndron Kastrati, me të cilin bisedova për zhvillimet në sektorin e arsimit në këtë komunë dhe angazhimet e përbashkëta për një arsim më cilësor.

Nga afër u njoftova rreth iniciativës së komunës së Kamenicës për të filluar një reformë të thellë në arsim në këtë komunë, e të cilën e mbështeta parimisht, si çdo reformë apo nismë tjetër që është në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

Gjatë këtij takimi, theksova rëndësinë e bashkëpunimit me komunën e Kamenicës dhe me të gjitha komunat, me qëllim që të kemi një arsim cilësor kudo në Kosovë.

Ministria e Arsimit mbetet e përkushtuar që të përmirësoi dhe zgjeroi infrastrukturën shkollore sipas nevojave dhe mundësive buxhetore, për të krijuar një ambient të mirë për mësimdhënie e mësimnxënie, si dhe do të përkrahë çdo proces apo iniciativë që për synim ka të mirën e fëmijëve tanë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!