Ministri i Brendshëm serb i reagon Meliza Haradinaj-Stubllës

19:20 | 25 Nëntor 2020

Ministri i Brendshëm serb i ka reaguar Meliza Haradinaj-Stubllës.

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin ka reaguar pasi Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ia ka bërë me dije presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nuk do ketë leje për futje në Kosovë, derisa shteti i tij të kërkojë falje për kri’met e bëra ndaj shqiptarëve.

“Para se të thotë emrin e Aleksandar Vuçiç, Haradinaj Stubla së pari duhet të thotë cili është roli i Hashim Thaçi në vr’asjen e serbëve dhe shitjen e organeve të tyre në Shtëpinë e Verdhë”, tha Vulin.

Vulin ka thënë se Haradinaj Stubla së pari duhet të thotë në gjunjë emrat e fëmijve serbë që pretendon se u ekzekutuan në Gorazdevc.

“Para se Haradinaj Stubla të kërkojë që Serbia të kërkojë falje, le të thotë së pari në gjunjë emrat e fëmijëve të ekzekutuar serbë në Gorazdevc dhe dy vjeçarin e vr’arë Danilo Cokić”, tha Vulin.

“Politikanët në Prishtinë duhet të ndalojnë të gënjejnë veten dhe të tjerët se bashkatdhetarët e tyre ishin viktimat e vetme dhe të pafajshme në luftën në Kosovë. UÇK-ja bëri aq shumë krime saqë edhe vendet që u përpoqën të bënin një Kosovë të pavarur me bomba u desh të formonin një Gjykatë Speciale vetëm për ta”, ka deklaruar Vulin.

Komento: