Ministri i Bujqësisë premton se do t’i mbulojnë dëmet e shkaktuara nga breshëri

20:30 | 22 Qershor 2022

Pas dëmeve që u shkaktuan si shkak i stuhisë së fuqishme që ndodhi mbrëmjen e së martës, ka reaguar ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci. Ai ka thënë se nuk ka vend për dëshpërim pasi që ministria që ai udhëheq do t’i mbulojë dëmet e shkaktuara nga breshëri.

Ai në shkrimin e tij në “Facebook” ka thënë se do të pranojnë raportin e dëmeve që do ta përpilojnë Drejtoritë për Bujqësi nëpër komuna, për çka ka bërë thirrje që procesi i vlerësimit të dëmeve të jetë objektiv.

Postimi i plotë i ministrit Peci:

🤝Nuk ka vend për dëshpërim Ministria e Bujqësisë do t’i mbulojë dëmet e shkaktuara nga breshëri.

📍Sot së bashku më Kryetarin e Komunës së Podujevës z.Shpejtim Bulliqi, vizitova fshatrat Lupç i Poshtëm, Lupç i Epërm, Majac dhe Popovë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga moti i ligë që mbizotëroi këto ditë.

📘Pasi të pranojmë raportin e dëmeve nga Drejtoritë për Bujqësi të komunave, ne si institucion do të bëjmë kompenzimin e dëmeve.

👩🌾Të gjithë të prekurit nga dëmet e shkaktuara nga fatkeqsitë natyrore në sektorin e bujqësisë, të paraqiten tek drejtoritë komunale për bujqësi në komunat përkatëse.

ℹIu bëj apel të gjitha komunave në tërë territorin e Republikës së Kosovës që procesi i vlerësimit të dëmeve të jetë objektiv dhe real, për të evituar kështu cdo vonesë të mundshme në procedim të pagesave nga MBPZHR, duke patur parasysh se në Ministri secili raport do t’i nënshtrohet procesit të verifikimit nga Komisioni i cili e bënë pranimin dhe shqyrtimin e raporteve të Drejtorive Komunale për Bujqësi.

Komento: