Ministri i Hotit ka diҫka për të thënë pas takimit me Lajçakun

23:30 | 14 Tetor 2020

Ministri i Hotit ka folur pas takimit me Lajçakun.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, ka thënë se mesazhi që ia dha Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ishte krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Përmes një postimi në Twitter, Jevtiq tha se në këtë takim u diskutua edhe çështja e personave të zhvendosur dhe pronat.

“Asociacioni i Komunave Serbe, çështja e personave të zhvendosur dhe pronat ishin temat kryesore e takimit me të Dërguarin Special të BE-së për Dialog midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak. Mesazhi ynë: zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe është mënyra se si ndërtohet besimi”, shkroi ai në Twitter.

Komento: