Ministri i Jashtëm suedez Kosovës ia kërkon Asociacionin, Serbisë mos ta pengojë Kosovën

15:34 | 20 Prill 2023

Kryediplomati suedez Kosovës ia kërkon Asociacionin, Serbisë mos ta pengojë Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billström, tha se shteti i tij e përkrah marrëveshjen e arritur në Ohër, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai u ka bërë thirrje të dyja vendet ta zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialog.

“Unë mendoj se të dyja palët që kanë nënshkruar marrëveshjen duhet t’i zbatojnë ato. Kam qenë i qartë se nëse nënshkruani marrëveshjen duhet ta zbatoni. Serbia nuk duhet ta pengojë Kosovën në anëtarësime. Është mirë edhe siç duhet të shohim Kosovës që të krijojë Asociacionin dhe natyrisht duhet t’i zbatojmë marrëveshjet”, tha ai.

Ai tha se Suedia mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian, me shtetin skandinav që për momentin kryeson presidencën e BE-së.

Billström, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, në konferencën e përbashkët për media me homologen Donika Gërvalla tha se Presidenca suedeze po e mban në prioritet agjendën evropiane për Ballkanin.

“Suedia e ka mbështetur shumë procesin e reformave në Kosovë. Jemi donatori i pestë më i gjerë në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare. Presidenca suedeze në BE po e mban në prioritet agjendën evropiane për Ballkanin dhe sot kemi folur për situatën tonë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

“Ne mbështesim procesin e integrimit të Kosovës dhe natyrisht proceset e reformave në lidhje me aplikimit e Kosovës për anëtarësim. Natyrisht se do ta mbështesim si procedurë të rregullt, njëjtë si për vendet tjera”.

Komento: