Ministri Murati: Edhe Qeveria e kaluar i ka ndarë 10 milionë euro për rrymën në veri

15:47 | 20 Maj 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se Qeveria e kaluar i ka ndarë 10 milionë euro KOSST-it vitin e kaluar për të paguar rrymën në veri të vendit.

“U tha disa herë Qeveria ka vendos me i dhanë 11 milionë euro për KOSTT, kjo është shpifje bile janë deputetët e opozitës që kanë thënë se Qeveria duhet me i pagua, por nëse dojnë me ditë cila Qeveri ka bërë pagesë të tillë, me 26 nëntor të vitit të kaluar i janë transferua KOSTT 10 milionë euro.

Janë paguar 10 milionë euro, vendimin Qeveria e juaj e ka marr në gusht dhe i ka bërë transfere Blerim Kuçi dhe pyetni a i ka trasnferua 10 milionë euro”.

Komento: