Ministri Murati: Me rishikim të buxhetit, do të mundësohen 420 milionë euro për ringjalljen ekonomike të vendit

13:15 | 05 Korrik 2021

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se me rishikimin e buxhetit do të mundësohen 420 milionë euro mbështetje për ringjalljen ekonomike të vendit.

Murati përmes një postim në Facebook njoftoi se do të ketë mbështetje për punësim, prodhim e eksport.

‘’Do të ketë mbështetje edhe për familjen e për shërbimet publike. Për një rritje ekonomike që rritë edhe mirëqenien e qytetarëve’’, shkroi Murati.

Komento: