Ministri Peci thotë se kanë gjetur një mori shkeljes në menaxhimin e pronave – fton Prokurorinë e Shtetit

11:03 | 11 Tetor 2022

Faton Peci thotë se kanë gjetur një mori shkeljes në menaxhimin e pronave – fton Prokurorinë e Shtetit.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se kanë gjetur një mori skandalesh në Institutin Bujqësor të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Ai përmes një postimi, ka thënë se nuk është abuzuar vetëm me subvencione, por edhe në menaxhimin e pronave.

“Fatkeqësisht nuk është abuzuar vetëm në kategorinë e subvencioneve dhe granteve. Skandalet dhe abuzimet më të mëdha na dalin të jenë tek menaxhimi i pronave”, ka thënë Peci, teksa ka treguar që para disa muajsh ka kërkuar themelimin e një Komisioni për hetimin gjetjet e të cilit i ka transmetuar vetë ministri.

E për këtë, Peci e ka ftuar Prokurorinë për hetim.

“Andaj, për të gjitha këto veprime të kundërligjshme, ftoj Prokurorinë e Shtetit që të vihet në shërbim të zbardhjes së këtyre rasteve abuzive sepse adresimi i këtyre problemeve të shtresuara, nuk zgjidhet vetëm me adresime administrative”, ka shkruar ndër tjerash ai.

Komento: