Ministri Peci viziton Gjakovën pas vërshimeve: Në nëntor do të fillojë ekzekutimi i pagesave për dëmet e vitit 2022

14:24 | 18 Shtator 2022

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se së bashku me zv.ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, sot kanë vizituar Komunën e Gjakovës, derisa njoftoi se dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut këtë fundjavë do të kompensohen nga ministria që ai drejton.

Peci gjithashtu tha se gjatë kësaj vizite takoi edhe kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjinin i cili e njoftoi me ecurinë e procesit të vlerësimit të dëmeve.

“Si Ministri, edhe këtë vit do realizojmë kompenzimin e dëmeve në bujqësi. Këto dëme do të kompenzohen pas vlerësimit të raporteve që do t’i sjellin drejtoritë komunale për bujqësi. Ne kemi të themeluar Komisionin për Dëme në Bujqësi i cili do të bëjë analizimin dhe vlerësimin e raporteve që vijnë nga Drejtoritë përkatëse”, shtoi Peci derisa tha se në muajin nëntor do të dalin pagesat për dëmet në bujqësi të vitit 2022.

Postimi i plotë:

Dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet e shiut, do të kompenzohen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Vizitova sot Komunën e Gjakovës së bashku me zv. Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Agon Dobruna, për tu parë më nga afër me dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet që mbizotëruan këtë fundjavë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të kësaj vizite, takova edhe Kryetarin Ardian Gjini, i cili më njoftoi me të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut si dhe me ecurinë e procesit të vlerësimit të dëmeve.

Si Ministri, edhe këtë vit do realizojmë kompenzimin e dëmeve në bujqësi. Këto dëme do të kompenzohen pas vlerësimit të raporteve që do t’i sjellin drejtoritë komunale për bujqësi. Ne kemi të themeluar Komisionin për Dëme në Bujqësi i cili do të bëjë analizimin dhe vlerësimin e raporteve që vijnë nga Drejtoritë përkatëse.

Muaji nëntor do të jetë muaji ku edhe do të fillojnë ekzekutimi i pagesave për dëmet në bujqësi për vitin 2022.

Komento: