Ministri Veliu kërkon të intensifikohet bashkëpunimi me EULEX-in – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministri Veliu kërkon të intensifikohet bashkëpunimi me EULEX-in

17:52 | 28 Shtator 2020

Veliu kërkon që bashkëpunimi me EULEX-in të intensifikohet.

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Ëigemark.

Siç është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, në takim është diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë, si dhe për parandalimin e virusit.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se Veliu është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e MPB-së dhe misionit të EULEX-it, derisa ka kërkuar që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tutje.

Ndërsa në anën tjetër shefi i EULEX-it, Ëigemark tha se është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me MPB-në dhe me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Komento: