Ministri Vitia: 11 minatorë të Trepçës janë liruar në shtëpi, dy të tjerë janë nën kujdesin mjekësor

20:59 | 17 Janar 2024
ministri-vitia:-11-minatore-te-trepces-jane-liruar-ne-shtepi,-dy-te-tjere-jane-nen-kujdesin-mjekesor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shkruar lidhur me rastin e minatorëve të Trepçës të cilët janë lënduar sot nga derdhja e acidit sulfurik në Horizontin XI të Minierës.

Vitia, ka thënë se janë 13 minatorë të cilët kanë marrë lëndime dhe janë trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Ministri Vitia, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar se 11 minatorë janë liruar për në shtëpi, ndërsa dy të tjerë të cilët kanë lëndime në sy, janë ende nën mbikqyrje dhe kujdesin mjekësor të mjekëve dhe infermierëve.

Postimi i tij i plotë:

Trembëdhjetë minatorët e lënduar në Minierën e Trepçës, kanë marrë trajtim shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Njëmbëdhjetë nga ta, pasi morën trajtimin shëndetësor janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa dy të tjerë të cilët kanë lëndime në sy, janë ende nën mbikqyrje dhe kujdesin mjekësor të mjekëve dhe infermierëve.

Ata nuk kanë rrezik për jetën.

Përgëzoj stafin shëndetësor të Spitalit të Mitrovicës që ishte në krye të detyrës dhe me profesionalizëm ofroi kujdesin shëndetësorë për minatorët e lënduar.

Minatorëve të lënduar iu uroj shërim  e rikthim  të shpejtë në familje dhe në punën e vyeshme të Minatorit./Front Online

Komento: