Ministri Vitia takon gratë që fituan betejën me kancerin e gjirit

21:15 | 09 Tetor 2023
ministri-vitia-takon-grate-qe-fituan-betejen-me-kancerin-e-gjirit

Në kuadër të muajit të Ndërgjegjësimit për luftimin e Kancerit të Gjirit, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është takuar me gratë që fituan këtë betejë.

Ai tha se këto gra janë shembull e dëshmi se kontrolli i hershmën e vizitat e rregullta janë kushti i pazëvendësueshëm i fitores në këtë betejë.

‘Me gratë që fituan betejën ndaj Kancerit të Gjirit Tetori është muaji i vetëdijësimit për luftën kundër kancerit të gjirit.Sot i takova gratë që ia dolën. Ato janë shembull e dëshmi se kontrolli i hershmën e vizitat e rregullta janë kushti i pazëvendësueshëm i fitores në këtë betejë. Prandaj ne jemi duke bërë hapa për ta fuqizuar sistemin në këto drejtime:

✅Furnizimi shumë më i madh me barna.

✅Aparatura të reja e moderne.

✅Shërbime falas të rikonstruktimit të gjirit.

Që janë vetëm disa nga hapat konkret që kemi ndërmarrë. Të tjerë do të vijojnë. Gjatë vitit 2022 në Kosovë u regjistruan 547 raste të këtij kanceri.Nga to 543 gra dhe 4 burra.Çdo ditë kudo dhe me këdo duhet ta përsërisim pa rreshtur se:”Zbulimi i hershëm, shpëton jetë!”.’, shkroi Vitia.

Komento: