Ministri Zemaj dhe kryetari Aliu në Dubravë të Ferizajt, dhurojnë 11 mijë maska

15:04 | 20 Tetor 2020

Zemaj dhe Aliu në Dubravë të Ferizajt, dhurojnë 11 mijë maska.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu kanë vizituar fshatin Dubravë ku kanë diskutuar për masat mbrojtëse ndaj COVID- 19.

“Në fshatin Dubravë të Ferizajt, të banuar kryesisht nga komuniteti ashkali, bashkë me kryetarin, z. Agim Aliu dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, diskutuam për masat mbrojtëse ndaj Covid 19 si dhe dhuruam 11 mijë maska”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ai ka njoftuar se kanë vizituar edhe Qendrën Social-Edukative “Caritas Kosova” në Dubravë, me ç’rast kanë ofruar edhe mbështetjen e nevojshme të Ministrisë së Shëndetësisë për menaxhimin sa më të mirë të pandemisë.

“Mbrojtja e shëndetin publik për të gjithë qytetarët, duke garantuar qasje të barabartë në shërbime shëndetësore, është ndër parimet themelore të shëndetësisë tonë”.

“Shpreha falënderim për mjekët dhe punonjësit shëndetësorë për punën në këtë kohë të pandemisë, duke i siguruar ata për përkushtimin tonë për shtimin e resurseve humane dhe infrastrukturore”, shkruan më tej Zemaj,

Komento: