Ministri Zemaj: Nuk hiqet ora policore as për zgjedhjet, të dielën

12:07 | 26 Nëntor 2020

Zemaj: Nuk hiqet ora policore as për zgjedhjet, të dielën.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se ora policore do të vazhdojë të jetë e njëjtë edhe gjatë kësaj jave.

Sipas tij, nuk do të ketë përjashtime as në ditën e diel, kur do të organizohen zgjedhjet për kryetar në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.

“Asnjë masë lehtësuese nuk do të ketë, ne do të shtojmë edhe më shumë mbikëqyrjen ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë masat. Në do të dakordohemi me KQZ-në. Ata duhet ta rregullojnë orarin për votime, kjo nuk është në interesin tim”, ka thënë ai në emisionin radar.

Zemaj kritikoi zyrtarët politikë në komunën e Podujevës, të cilët sipas tij nuk kanë qenë të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve, kësisoj sipas tij, edhe kanë shkelur masat mbrojtëse.

Komento: